Bislimi: VV është përpara NISMA-s në Malishevë

Bislimi: VV është përpara NISMA-s në Malishevë

Lëvizja Vetëvendosje e ka kaluar NISMA-n Socialdemokrate në Malishevë.

Kjo sipas një sondazhit të publikuar nga Besnik Bislimi i LVV-së.

Në Malishevë thotë se VV i merr 29.9%, NISMA Socialdemokrate e dyta me 27.8%, Partia Demokratike e Kosovës me 26.7%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.8%, ndërsa 1.4 kanë zgjedhur parti tjera.

Bislimi ka filluar që të publikojë sondazhe nga çdo qytet i Kosovës. /Insajderi.com

 

Edhe Malisheva i bashkohet ndryshimit!

Sondazhi i njejtë!
Pyetja e njejtë!
Rezultati i njejtë!

45.5% e të rinjve nën moshën 24 vjeçare do e votojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Posted by Besnik Bislimi on Friday, 5 February 2021