Bizneset duhet të zbatojnë udhëzimet kundër COVID-19 ose do të ketë gjoba

Bizneset mund të ndëshkohen në rast se nuk zbatojnë udhëzimet shëndetësore.

Bizneset duhet të zbatojnë udhëzimet kundër COVID-19 ose do të ketë gjoba

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se bizneset e gastronomisë mund të ndëshkohen në rast se nuk zbatojnë udhëzimet mbrojtëse të parapara  nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Në një prononcim për Insajderi.com, Ibrahimi ka thënë se momentalisht komunat nuk janë pro që të shqiptohen gjoba për bizneset e gastronomisë, por sipas drejtorit së Asociacionit të Komunave të Kosovës, bizneset e gastronomisë kanë premtuar në zbatueshmëri të masave mbrojtëse kundër COVID-19, por ato nuk po zbatohen nga këto veprimtari biznesore me qarkullim të madh të njerëzëve.

“Por prej javës së ardhshme besoj se do të veprohet sepse po shihet që vetëm shqiptimi i gjobave ndoshta do t’i vetëdijesojë pronarët e restoranteve, kafiterive, për krijimin e kushteve që janë të parapara”, ka thënë Ibrahimi.

Poashtu ai ka folur edhe për rolin e inspektorëve në këtë drejtim që është monitorimi i zbatueshmërisë së respektimit të manualit që është publik për gastronomi.

“Atëherë roli i TF të inspektorëve është të fillohet me zbatimin e masave të parapara me manual dhe udhëzues i cili është publik për gastronomi”, ka përfunduar Ibrahimi.

Në kuadër të masave lehtësuese së fazës së tretë, Qeveria e Kosovës mori vendim për lejimin e bizneseve të gastronomisë, por me obligueshmëri të zbatueshmërisë së udhëzimeve shëndetësore. /Insajderi.com/