Bizneset në Durrës frikësohen se kosovarët më nuk do të shkojnë atje për pushime

Bizneset në Durrës frikësohen se kosovarët më nuk do të shkojnë atje për pushime

Durrësi, qyteti turistik tashmë goxha shumë i shkatërruar druan edhe frikën e rimarrjes së vëmendjes së pushuesve kosovarë, që ishin kontingjenti kryesor i turistëve aty.

Këtë frikë e ka shpalosur pronari i njërit nga bizneseve që mban një emër nga Kosova, piceria Prizreni, biznes që ka shpëtuar me dëmtime të vogla, Besnik Avdiu.

“Nuk besoj, nuk besoj, tashi do ta shohim të presim, po s’ka ato që janë ndërtime të sigurta janë të sigurta e ato që s’ishin të sigurta ranë e kupton, ishalla nuk ndikon se tani problemi i dytë është ky mbas tërmetit”.

Është ende herët të thuhet se a do të marrin guxim kosovarët që vijnë masivisht, si viteve të kaluara, për pushime në Durrës. Frika eventuale do të ishte e mirë-kuptueshme nga ajo çka ndodhi në këtë qytet. Por, për ata që nuk heqin dorë që të kalojnë pushimet e tyre në Durrës, pika e orientimit të kosovarëve aty -“Rrota e Kuqe e Durrësit” nuk është rrënuar nga tërmeti.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks