Bizneseve në Podujevë u ndalohet puna të dielave

Bizneseve në Podujevë u ndalohet puna të dielave

Kuvendi Komunal i Podujevës me shumicë votash të hënën votoi për pezullimin e vendimit që i ndalon bizneset për të ushtrojnë veprimtarinë e tyre gjatë dites së diel, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se ky vendim hyn në fuqi deri më 30 shtator të këtij viti.

“… deri atëherë u dakorduam që në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha grupet parlamentare të Kuvendit Komunal të hartojmë një draft rregullore të re që rregullon një herë e mirë këtë çështje”, ka shkruar ai./Insajderi.com