Biznesi nga i cili merr pagë mbi 1 mijë euro bashkëshortja e Kadri Veselit

Biznesi nga i cili merr pagë mbi 1 mijë euro bashkëshortja e Kadri Veselit

17 mijë e 640 euro pagë vjetore përfiton Violeta Veseli, bashkëshortja e Kadri Veselit, nga një biznes i afërt me bashkëshortin e saj, pronar i të cilit figuron Hylmi Veseli, kushëriri i kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Violeta Veseli merr pagë prej 1 mijë e 400 eurove në muaj nga “Kobit PC”, një firmë që merret me tregti të kompjuterëve me bazë në Prishtinë.

Në firmën “Kobit PC”, e cila ishte regjistruar si biznes në Kosovë në vitin 2008, së paku deri në vitin 2012 si shef ekzekutiv i saj kishte shërbyer kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërsa prej vitit 2012 e deri më tani, në të dhënat zyrtare të kësaj kompanie figuron si drejtor menaxhues, Hylmi Veseli, kushëriri i kryeparlamentarit të Kosovës.

Në Kobit PC, që ka zyre në Prishtinë e Mitrovicë, siç kishte deklaruar për Gazetën JNK Hylmi Veseli, punon si menaxher i saj Kadri Veseli.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit emri i kryetarit të PDK-së nuk figuron si pronar i kësaj kompanie.

“Kadri Veseli është udhëheqësi kryesor i kompanisë, duke mbajtur një nga pozitat më të larta menaxheriale në kompani si CEO i saj”, kishte thënë Hylmi Veseli, në mars të vitit 2012.

Siç kishte treguar vet Hylmi Veseli, kjo kompani importon kompjuterë nga Zvicra. /Insajderi.com

Lexoni edhe:

Kadri Veseli ka edhe lidhje biznesore ne Zvicër