E premta e fundit e nëntorit – siç njihet tashmë Black Friday – ka bllokuar hyrje-daljet e Prishtinës.
Çmimet siç thuhet më të lira, kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen drejt qendrave të madha tregtare me veturat e tyre.
Rrjedhimisht, janë bërë vështirë të kalueshme edhe shumë rrugë – kolona të gjatë janë parë prej mëngjesit deri në mbrëmje në Vetërnik, por edhe në Fushë-Kosovë, shkruan Insajderi.
Rend i gjatë madje është parë edhe tek arkat e pagesës.