BlackBerry shënon rënien e radhës

BlackBerry shënon rënien e radhës

Në tre mujorin e katërt të 2016-ës BlackBerry u godit nga një tjetër raport financiar i dobët.

Sipas Gartner kompania kanadeze shiti vetëm 207,900 paisje me sistemin operativ BlackBerry OS përgjatë periudhës tetor- dhjetor.

Si rezultat pjesa e tregut ra në 0.0%. Përpara debutimit të iPhone, BlackBerry dominonte tregun e telefonave sidomos në mesin e profesionistëve.

renie

Por kompania e pati të vështirë të përshtatej me trendin e ri të smartfonëve dhe pas disa ndryshimeve të vazhdueshme të strategjisë, në Shtator vendosi të mos shesë më telefon BlackBerry.

Por ky nuk do të jetë fundi i kësaj marke sepse TCL do të vijojë të prodhojë telefon të tillë falë licencimit nga BlackBerry por me Android.