Blejë një pikturë, ndihmo Yllka Letin – vajzën që po siguron paratë për shërimin e kushtueshëm

Blejë një pikturë, ndihmo Yllka Letin – vajzën që po siguron paratë për shërimin e kushtueshëm

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Gazeta Insajderi ka vendosur që t’i publikojë disa nga punimet nga duart e arta të Yllkës, të cilat mund t’i keni secili nga ju. Për blerjen e punimeve të Yllka Letit, kontaktoni tek prindi i saj, Lindita Neziri – Leti në numrin kontaktues +38344444237, si dhe pagesën mund t’a bëni edhe përmes xhirollogarisë në NLB bank në 17-08-0135013335.43, ndërsa ju që kontribuoni nga jashtë vendi ky është kodi NLPR XK PR.

Punimet tjera të Yllkës mund t’i gjeni këtu:

20x20cm 30€

Gepostet von Art Me Pika-Art With Dots am Dienstag, 16. April 2019

Sëmundja e Yllkës është tejet e kushtueshme, andaj ajo me propozimin e mësueses së saj, Valbona Karabaxhaku ka vendosur t’i shes punimet në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë.

Klikoni këtu për t’a parë storien: 

13 vjeçarja ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.

Ndiqni rrëfimin e plotë: