Blendi Klosi: Valët e muzikës e përhapin Covid-19

Blendi Klosi: Valët e muzikës e përhapin Covid-19

Ministri i Turizmit në Shqipëri, Blendi Klosi, ka dhënë një shpjegim të çuditshëm rreth mënyrës se si mund të përhapet Coronavirusi, njofton Insajderi.

Gjatë një interviste në Reporter TV, Klosi si arsye të përhapjes së Coronavirusit, i sheh valët e muzikës, të cilat sipas tij e përçojnë virusin, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga aq më shumë përhapet Covid-19”.

Deri më tani shkencëtarët kanë dhënë rrugë të tjera të përhapjes së virusit, por këtë që thotë Klosi nuk e ka përmendur askush. Në disa shpjegime thuhet se lokalet me muzikë të lartë e përhapin virusin për shkak se frekuentuesit afrohen te njëri – tjetri kur flasin, por siç tha vetë ministri “sa të rrosh, do mësosh”./Insajderi.com