Blerësit evropian votuan për markën më të sigurt të veturës

Anëtarët e grupit Euroconsumers kanë publikuar rezultatet vjetore të hulumtimit të sigurisë së veturave dhe kënaqësisë së blerësve.

Blerësit evropian votuan për markën më të sigurt të veturës

Brendi luksoz i Toyota – Lexus është marka më e sigurt e veturave për konsumatorët evropianë. Vitin e dytë me radhë Lexus është në vendin e parë sipas sigurisë duke shënuar rezultatin prej 97 për qind.

Modelet Lexus NX 300h, IS 300h dhe CT 300h janë renditur në mes 10 modeleve më të sigurta në kategoritë e tyre (SUV dhe veturat familjare), shkruan tportal.

Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se 43.000 konsumatorë nga Belgjika, Franca, Italia, Portugalia dhe Spanja, dhe i njëjti ka përfshirë më tepër se 400 modele të më shumë se 37 prodhuesve. Pjesëmarrësit kanë mbushur pyetësorin on-line, duke shënuar vjetërsinë e veturave të tyre, kilometrazhin e kaluar si dhe problemet dhe prishjet me të cilat janë ballafaquar.

Kjo ishte bazë për llogaritjen e vlerësimit të sigurisë për çdo lloj të veturës. Prishjet, pjesët rezervë dhe ankesat mekanikut e kanë caktuar se lloji i veturës Lexus shkakton më së paku brenga pronarëve të vet, i pasuar nga Porsche, dhe në krye të listës janë edhe Audi dhe Honda./Insajderi.com.