Blerim Devolli nuk raporton para deputetëve për procesin e privatizimit

Blerim Devolli nuk raporton para deputetëve për procesin e privatizimit

Pronari i kompanisë “Devolli Group”, Blerim Devolli, ishte paraparë të raportonte sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, transmeton Insajderi.

Biznesmeni do të raportonte sot në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Mirëpo, ai nuk e ka konfirmuar ardhjen dhe nuk ishte prezent para Komisionit për raportim, ndërsa aty u tha se nuk kanë arritur të gjejnë as numrin e tij të telefonit.

“Informacionet që kemi nga sekretaria deri më tani nuk është paraqitur. Propozoj që fillimisht pika tre është intervistimi i Skender Hasanit, propozoj që ta miratojmë këtë rend të ditës”, është bërë e ditur në komision, raporton express.

“Iu jemi drejtuar përmes emailit, s’kemi mundur të gjejmë numër të telefonit, në këtë formë iu jemi drejtuar, do të dalim në një formë tjetër të organizimit”, u tha në komision. /Insajderi.com