Ditë më parë dolën në pah përplasjet që janë në qeverinë Hoti, ku ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e 34-të të kabinetit të Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga kjo ministri.
I pyetur për këtë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në “REPORTERI/INTERVISTA” e ka pranuar se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, njofton Insajderi.
Tutje, Kuçi ka thënë se megjithëse ekzistojnë mosmarrëveshjet, ato janë të vogla dhe nuk e përcaktojnë të ardhmen e koalicionit.
“Çdo qeveri ka ngapak edhe mosmarrëveshje, por në këtë qeveri janë të vogla. Kur nuk mund të rregullohen çështjet e vogla, ato bëhen të mëdha, por besoj që kryeministri e ka vullnetin me i rregullu me partnerët raportet dhe është duke i rregulluar ato raporte”.
“Nuk po pres që me thënë nuk ka problem, por për mua problemet janë tejet minore, kurse në kuptimin e votave është diçka tjetër”./Insajderi.com