Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka njoftuar se aktivisti i kësaj partie, Blerim Maqastena, po vazhdon të mbahet në burgjet e Serbisë.
Në një postim në Facebook, Kuçi ka thënë se Maqastena është duke u mbajtur padrejtësisht.
Sipas saj, institucionet e vendit po heshtin për këtë rast, pasi “Blerimi nuk është oportunist politik e as anëtar i partive të tyre”.
“Sot Blerimi do të duhej të festonte bashkë me ne, por ai padrejtësisht po mbahet në burgjet e Serbisë. Institucionet e Kosovës kanë futur veshët në lesh per këtë rast, sepse Blerimi nuk është oportunist politik e as anëtar i partive të tyre.
Blerimi ishte dhe është aktivist i palodhshëm që lufton për barazi dhe drejtësi, atdhedashës i pakursyer në secilën kohë. #BlerimMacastena”, ka shkruar Kuçi.
Blerim Maqastena është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi./Insajderi.com