Blerim Shala: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi nënkupton njohje reciproke

Blerim Shala: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi nënkupton njohje reciproke

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka komentuar zhvillimet politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, njofton Insajderi.

Në emisionin Pressing, Shala ka deklaruar se “edhe për bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e qartë se ky dialog duhet të përfundojë sa më shpejt”.

“Ndërsa koncepti përfundimtar i dialogut dhe për bashkësinë ndërkombëtare është njohja formale reciproke”, ka thënë Shala.

“Për një zgjidhje të tillë, janë informuar direket në takimin e Parisit edhe presidenti Vuçiq, dhe kryeministri Hoti, e kanë dëgjuar vetë në atë takim”, ka vazhduar tutje Shala.