Një zyrtar policor ndjehet i kërcënuar nga një person, nga i cili para dy viteve kishte blerë një banesë, ndërsa sot i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty, njofton Insajderi.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, viktima ka raportuar më datë 15 shtator, ndërsa rasti ka ndodhur më 28 gusht në Ferizaj.
Tuytje bëhet e ditur se janë intervistuar të dy palët dhe me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Emin Duraku, Ferizaj 28.08.2020 – 11:00. Viktima mashkull kosovar (zyrtar policor), me datën 15.09.2020 ka raportuar se para dy viteve kishte blerë një banesë nga i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili ndjehet i kanosur pasi i dyshuari nuk dëshiron që ai të jetojë aty. Janë intervistuar dy palët dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com