Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe partinë e tij, zgjedhjet lokale janë një “provë e rëndësishme”, transmeton Insajderi.com.
Kështu ka raportuar mediumi zviceran “Blick.ch” teksa ka njoftuar për zgjedhjet që po mbahen të dielën në Kosovë.
Sipas këtij mediumi, shumë votues nga Zvicra kanë udhëtuar drejt Kosovës për të shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Tutje, ky medium ka treguar se në zgjedhjet e parakohshme nacionale më 14 shkurt, “politikani i së majtës triumfoi qartë me lëvizjen e tij Vetëvendosje”.
Ndryshe, të dielën janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në gjithë vendin, ku të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00.
Gjatë ditës ka pasur arrestime të disa personave, kryesisht për fotografim të votave dhe shitblerje të tyre./Insajderi.com