
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se është i lumtur që shënojnë 140 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Serbinë, transmeton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Twitter, Blinken tha se janë duke punuar në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve pas këtyre 140 vjetësh.

Sekretari amerikan i shtetit.
Sipas tij, SHBA-të dhe Serbia do të ndajnë një histori të përbashkët të thellë miqësie dhe kulturore.
“Jemi shumë të lumtur për të shënuar 140-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të SHBA-së dhe Serbisë. Dy kombet tona ndajnë histori të përbashkët të thellë miqësie dhe kulturore. Po punojmë në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënies pas këtyre 140 vjetësh”, ka shkruar ai./Insajderi.com