Blinken pas takimit me Ramën: Partneriteti SHBA-Shqipëri po bëhet edhe më i thellë

Blinken pas takimit me Ramën: Partneriteti SHBA-Shqipëri po bëhet edhe më i thellë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se partneriteti midis SHBA-së dhe Shqipërisë do të thellohet edhe më shumë me bashkëpunimin e dy vendeve në shumë fusha. Këto deklarime, Blinken i bëri gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të zhvilluar në Bruksel.

“Po vendos një shembull mjaft të fortë për të tjerët sot, për nevojën për tu siguruar që kur bëhet fjalë për rrjetet më të ndjeshme të teknologjisë që kemi ne të punojmë me shitës të besuar. Kjo është e rëndësishme dhe mesazh shumë i fortë për t’ju treguar të tjerëve”, ka thënë ai.

“Jemi mirënjohës për punën që SHBA dhe Shqipëria kanë bërë së bashku në fusha të ndryshme, përfshirë edhe stërvitjen ‘Defender 21’, që është përmbushur me kaq shumë sukses”, shtoi Blinken.

Sekretari i DASH më tej përmendi edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për çka tha se ka shumë punë për tu bërë edhe atje.

“Presim me padurim të merrni vendin tuaj edhe në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara, kemi shumë punë të mira për të bërë edhe atje në të gjitha aspektet. Ky partneritet po bëhet edhe më i fortë e më i thellë dhe ne e vlerësojmë fort lidershipin tuaj për ta bërë këtë”, shtoi Blinken. /Insajderi.com