Bllokohen 10 ton miell, ishte pa datë skadence

Bllokohen 10 ton miell, ishte pa datë skadence

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri, për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion. Të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Ngarkesa u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë, ku subjekti, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri”, kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës./Tch.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri”, rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ndërsa do të ndiqen procedurat doganore për kthimin në origjinë të mallit.