Bllokohen 41.7 tonë banane të ardhur nga Costa Rika, rezultojnë të prishura

Bllokohen 41.7 tonë banane të ardhur nga Costa Rika, rezultojnë të prishura

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Durrës një ngarkesë prej 41.7 tonë banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

“Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 tonë duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, njofton AKU.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.