Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare.

Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesi privat lidhur me rastin me “Z-Mobile”.

Kështu ka bërë të ditur Federata Sindikale e Pavarur e PTK’së, e cila e ka quajtur të papranueshëm këtë veprim dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Për këtë arsye, Sindikata ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme sot nga ora 14:30 në ambientet e Telekomit.

“Ftoheni në konferencë të jashtëzakonshme sot më 15.07.2020, në hollin e ndërtesës kryesore të Telekomit të Kosovës. Arsyeja e thirrjes është: Bllokimi i llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat për rastin z. Mobile”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së PTK-së.

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për përmbarim/realizim të borxhit mbi 24 milionë eurosh ndaj kompanisë Dardafon.net, e cila kishte fituar rastin në Arbitrazh. /Insajderi.com/