Bllokohet hoteli i ish-deputetit për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave

Bllokohet hoteli i ish-deputetit për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave

Bllokohet në Llixha të Elbasanit një hotel për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave. Mësohet se hoteli është në pronësi të ish-deputetit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Kryeministri Rama ka publikuar foton e hotelit të bllokuar gjatë aksionit anti-informalitet. Kryeministri shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, thotë Rama në një postim në Facebook.

#STOPINFORMALITETIT✋A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel…

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 16. Juli 2019

Nga ana tjetër, ish-deputeti demokrat ka reaguar duke sqaruar se hotelin e ka dhënë me qira.