Bllokohet Morina, 40 mijë qytetarë drejt bregdetit shqiptar

Bllokohet Morina, 40 mijë qytetarë drejt bregdetit shqiptar

Në orët e para të mëngjesit nga ora 04:00 deri në 07:00 kanë kaluar kufirin e morinës  mbi 20 mijë automjete me mbi 40 mijë qytetarë kosovarë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Fatmirësisht në doganë edhe pse pati fluks të lartë nuk kishte pritje të gjata, ndërsa policia kufitare ka rritur numrin e punonjësve, raporton mediumi shqiptar Shekulli.

Nisur nga fluksi i lartë dhe kolona e mjeteve përgjatë gjithë Rrugës së Kombit, policia kufitare dhe ajo rrugore po punojnë për të përballuar fluksin. Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.