
Pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë është bllokuar si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, njofton Insajderi.
Ndaj, qytetarët janë lutur që t’i shfrytëzonë pikat e tjera të kalimit.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi për medie.
“Njoftohen qytetarët që të i shfrytëzojn pikat alternative për të kaluar në drejtim të Kosovës, pasi që pika kufitare Konçul-Dheu i bardhë është vërshuar nga uji.
Të gjithë qytetarët luten që të shfrytëzojn pikat tjera të kalimit në drejtim të Kosovës, pasi që dalja nga shtrati e lumit Morava, ka shkaktuar përmbytjen edhe të pikës kufitare, Konçul – Dheu i bardhë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com