Bogujevci: Do ta shtyjmë përpara Projektligjin kundër dhunës në familje

Bogujevci: Do ta shtyjmë përpara Projektligjin kundër dhunës në familje

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se gjatë kësaj legjislature do të shtyjnë përpara Projektligjin kundër dhunës në familje dhe atë për peticione.

Sipas saj, duhet të rishikohen edhe projektligjet tjera karshi konventës së Stambollit.

“Kemi edhe projektligjin për peticione që është kthyer në pikën e parë që duhet të procedojmë. Jemi komision që thirremi sa i përket peticioneve dhe ende nuk kemi një ligj që e rregullon këtë pjesë. Natyrisht çështja e personave të pagjetur është temë shumë e rëndësishme, por ka edhe tema të tjera”, ka theksuar ajo në një intervistë për EO.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se është shqetësues numri i raportimeve të dhunës në familje dhe për këtë është shumë e rëndësishme të procedohet me ligjin.

Ajo ka shtuar se ka shumë problematika të mëdha në vend, andaj edhe duhet kushtuar rëndësi projektligjit të dhunës në familje dhe çështjen e mbrojtjes së fëmijëve./Insajderi.com