Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se intervista që ka dhënë mbrëmjen e së premtes në një nga televizionet vendore është keqinterpretuar, përcjell Insajderi.
Sipas saj, nuk është e vërtetë që ajo ka thënë se LVV-ja do t’i fitonte zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin.
“Nga intervista ime mbrëmë në emisionin Infomagazine, disa portale paskan nxjerrë tituj e lajme që kinse unë paskam thënë së ne do t’i fitonim zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin. Kjo nuk është e vërtetë, e nuk ka të bëjë as me interpretimin e asaj që unë kam thënë. Kjo është thjeshtë një fushatë e vrazhdë që po vazhdon t’i bëhet znj. Osmanit”, ka shkruar Bogujevci në profilin e saj në Facebook.
Ndërkohë, në intervistën e dhënë në “Infomagazinë”, Bogujevci është pyetur nëse në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mund të kapej 50 përqindëshi i votave për LVV-në nëse Vjosa Osmani nuk do të ishte pjesë e listës, ajo është shprehur se mendon që do ishte rezultati i njëjtë.
“Rezultati do të ishte njëjtë, por është mirë që e kemi pasur edhe listën e Osmanit”./Insajderi.com
Thonë që këpucët që nuk të bien tamam të lëndojnë më së shumti. Nuk ndihem e lënduar, por ndjej detyren publike t’iu…
Posted by Saranda Bogujevci on Saturday, March 27, 2021