
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, deri më tani kanë marrë një mijë e 419 vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Shqipëri, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, derisa u bë i ditur rezultati total i 50 për qind të votave në të gjitha qarqet.
Abazi ka marrë një mijë e 67 vota, Shehu 249 vota dhe Merxhani ka marrë 103 vota.
Deri më tani janë numëruar dy mijë e 929 vendvotime. /Insajderi.com