Boiken Abazi: E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit

Boiken Abazi: E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili ka garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të sotme në Shqipëri, është deklaruar pas mbylljes së procesit të vendvotimeve dhe rezultateve të EXIT POLL-eve, të cilat Partinë Socialiste e rendition të parën, Partinë Demokratike të dytën e Lëvizjen Socialiste për Integrim të tretën, njofton Insajderi.

Abazi me anë të një postimi në Facebook, thotë se integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët i kanë mbështetur kandidatët e pavarur.

Sipas tij, e vërteta nuk qëndron nëpër EXIT POLL-e, por brenda kutive të votimit.

“Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, ka shkruar Abazi. /Insajderi.com