Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bokien Abazi, ka folur në lidhje me arrestimin që i është bërë sot nga forcat e rendit, gjatë rrugës së tij për tu bashkuar me protestën e organizuar për Çamërinë.
“Të gjithë e dinë që çështja e shqiptarëve të Çamërisë, nuk është një çështje e ngushtë dhe izoluar, por një çështje që prek gjithë shqiptarët. Ne pamë kërkesat e bëra publike dje, thirrjen që bëri shoqata “Çamëria” dhe ato janë kërkesa që ne i kemi trajtuar publikisht si Vetëvendosje në Shqipëri; si çështja ndaj detit apo çështja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.”, tha fillimisht Abazin në emisionin Opinion, transmeton Insajderi.
Ai ka thënë se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe kjo mund të vërtetohet nga kamerat e sigurisë.
“Dhuna ka qenë evidente dhe në kamera. Njerëzit janë arrestuar qindra metra larg. Unë i kujtoj Kryeministrit se 10 vite më herët kam dërguar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ku njëra nga pikat ishte transparenca. Më pak se 2 muaj më herët Kryeministri tha se Greqia është në të drejtën e vet për zgjerimin në 12 milje. Çfarë ndodhi sot përse nuk e shpalli Greqi të drejtën e vet? Kryeministri e pranoi në parim zgjerimin 12 milje, sot nuk e pranon më, por thotë Gjykatë Ndërkombëtare” shtoi ai./Insajderi.com.