Zyrtarisht drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
Për të u mblodhën 3.765 nënshkrime, përcjell Insajderi.
“Përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizmin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
LVV në Shqipëri konsideron se Abazi po gëzon mbështetje të madhe.
Në disa fotografi të publikuara, shihen aktivistë duke dërguar nënshkrimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /Insajderi.com