Bojken Abazi: LDK fajtore se na i refuzoi ofertat një nga një, VV është dyfishuar sipas sondazheve

Bojken Abazi: LDK fajtore se na i refuzoi ofertat një nga një, VV është dyfishuar sipas sondazheve

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes nga Shqipëria Bojken Abazi në një intervistë për A2 News, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për mosarritjen e koalicionit qeverisës.

Abazi ka thënë se LDK ka refuzuar vazhdimisht, një nga një ofertat e VV’së, dhe kjo sipas tij ka bërë që të mos arrihet bërja e koalicionit edhe pse kanë kaluar tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij, vonesat edhe janë të arsyeshme, pasi VV është e përkushtuar të bëjë një qeveri ndryshe nga e kaluara, pasi sipas tij, Kosova ka pasur qeveri dhe ka akoma, por duhet ta ketë një qeveri jo si të kaluarat.

Duke folur për fajtorin e mosarritjes së koalicionit, Abazi ka thënë se se këtë e dinë më mirë qytetarët se sa analistët e studiove televizive. Sipas tij, nëse dilet në terren, e thonë vetë qytetarët.

Duke iu referuar sondazheve, pa e cekur se cilat, Abazi ka thënë se Vetëvendosjes i është dyfishuar përkrahja e qytetarëve.

Tutje, ai ka shtuar se nëse LDK vazhdon të refuzojë ofertat e VV’së, ata janë të gatshëm të shkojnë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Boiken Abazi në A2 CNN

Në studion e A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, të ftuarit Boiken Abazi nga Qendra e Lëvizjes VETEVENDOSJE! Shqipëri dhe analisti Ben Andoni kanë folur mbi zhvillimet në vijimësi për formimin e qeverisë në Republikën e Kosovës.

Gepostet von Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri am Donnerstag, 9. Januar 2020