Bojkot dhe vonesë në ditën e parë të punës nga deputetët pas pushimit

Bojkot dhe vonesë në ditën e parë të punës nga deputetët pas pushimit

Pas një muaj pushim kuvendi, ka filluar sot ditën e parë të punës me bojkot dhe vonesë në seancën e parë.

Në fakt për ditën e parë të punës pas pushimit deputetët kishin në agjendë dy seanca, atë të thirrur nga qeveria dhe tjetrën nga opozita për fazën finale të dialogut.

Në ditën e parë të punës deputetët kanë filluar llogaritë me numra në kuvend. Rezoluta për dialogun kundër idesë së Thaçit duket se tashmë nuk i ka numrat.

Avdullah Hoti, nga LDK ka deklaruar se aktualisht kanë 58 vota të opozitës, ndërsa deri dje kishin pasur edhe votat e AAK-së dhe Nismës.

Tashmë kanë kaluar rreth gjysmë ore nga seanca e thirrur nga Kuvendi i Kosovës ndërsa seanca nuk ka filluar ende. Opozita është deklaruar se do ta bojkotojë seancën e thirrur nga Qeveria.