
Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një 24-vjecar në Ferizaj, pasi që nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga therja me thikë, njofton Insajderi.
Mësohet nga burime tw Indeksonline se i dyshuari kryesor për therjen e tij është boksieri kosovar, L.M nga Ferizaj.
Lajmin për rastin që ndodhi dje e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë personi i cili është therur me thikë. Bëhet fjalë për një mashkull i moshës 24-vjeçare”.
“Në vendngjarje kanë dalë policia, prokurori, forenzika dhe njësitet relevante”./Insajderi.com