Boksieri Krasniqi i komenton Kurtit: Mërgatën mbrapa e ke o Albin

Boksieri Krasniqi i komenton Kurtit: Mërgatën mbrapa e ke o Albin

Ish boksieri kosovar i kategorisë së rendë në boksin profesionist, Luan Krasniqi, i ka ofruar mbështetje kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Teksa Kurti gjatë kësaj fushate në fokus të veçantë e ka edhe mërgatën, duke kërkuar vazhdimisht mbështetje nga ta, atij këtë mbështetje i’a ka konfirmuar edhe boksieri Luan Krasniqi, i cili i ka komentuar Kurtit në një postim në Facebook.

Kurti në statusin e tij ka shkruar ‘Mërgata voton’, ndërsa e ka marrë komentin nga Krasniqi, ku ky i fundit ka shkruar “Mërgatën mbrapa e ke o Albin”.

Lëvizja Vetëvendosje, gjatë këtyre zgjedhjeve pret që një numër i konsiderueshëm i votave t’i vijnë nga mërgata./Insajderi.com

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm