në një intervistë për N1 në Saraje" />

Bolton: Kosova dhe Serbia larg marrëveshjes përfundimtare

Bolton: Kosova dhe Serbia larg marrëveshjes përfundimtare

John Bolton i cili ka qenë këshilltar për siguri kombëtare i presidentit, Donald Trump, në një intervistë për N1 në Sarajevë ka rrahur edhe çështjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, ka thënë se marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë larg realizimit.

Por, sipas Boltonit, një marrëveshje eventuale nuk duhet të ketë impakt në çështjet tjera të rajonit, sepcifikisht duke iu referuar Bosnje dhe Hercegovinës, njofton Insajderi.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nëse ata do të arrinin marrëveshje për shkëmbim territoresh, në kuadër të dialogut që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe do të sillte marrëdhënie ekonomike e diplomatike, mendoj se ne nga anash ndoshta do ta përkrahnim. Por, vendet e tjera të rajonit në veçanti Bosnja, mendoj se duhet ta themi qartë se marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kishte ndikim në Bosnje, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo ndonjë palë të tretë”, ka deklaruar Bolton.

Bolton gjatë intervistës po ashtu ka thënë se është i brengosur për mos angazhimin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

Ish-këshilltari i Trump-It, John Bolton, është akuzuar se ka qëndruar mbrapa idesë për korrigjimin e kufijve.

Madje, këto akuza kanë ardhur nga i dërguari special i Trump-it për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. /Insajderi.com/