![Bomba në lokalin “Sekiraça” – një hakmarrje policësh si në filma](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/03/sekiraqa-1-730x440.jpg)
InDoks, përmes dokumentarit “Triumfi dhe rënie e Enver Sekiraçës”, ka sjellur një rrëfim më ndryshe për njërën ndër historitë më të bujshme të Kosovës, së pasluftës – atë të bandës së drejtuar nga prishtinasi, Enver Sekiraça.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Në këtë dokumentar kanë folur njerëz që kanë qenë viktima nga grupi i Sekiraçës, e deri tek familjarët e policit të vrarë, Triumf Rizës.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Rasti i vrasjes së Triumf Rizës ku dyshohet se nxitësi ishte Enver Sekiraça nuk kaloi veç me atë vrasje. Dyshohet se i lidhur me tëështë edhe rasti ku u akuzuan disa polic për vënie bombe.
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
Kështu , Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Afet Dalloshi, Arbresh Dalipi dhe Mehmet Mehmeti ishin akuzat lidhur me shpërthimin në lokalin “Sekiraça” më 24 shtator 2007, që prokuroria pretendon se u krye si hakmarrje ndaj Enver Sekiraçës, pas vrasjes së policit Triumf Riza.
Si pasojë e këtij shpërthimi të vdekur kishin mbetur Plator Sllamniku dhe Naim Murati ndërsa ishin lënduar disa persona të tjerë.
Policët një herë ishin liruar nga Gjykata Themelore, por në vitin 2017 rasti u kthye në ri-gjykim nga një shkallë më e lartë e gjyqësorit./Insajderi.com
VIDEO/ Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu
InDoks | Triumfi dhe rënia e Enver SekiraqësAfro një dekadë e gjysmë pas vrasjeës së policit Triumf RizaInDoksrikthehet me një dokumentar mbi të pathënat e kësaj histori. Mbi dështimin e drejtësisë. Mbi lidhjet e mafias me politikën. Për ata që ranë viktima të krimit të bandës sëEnver Sekiraqës e kurrë nuk u gjykuan ato raste. Edhe për fatin e familjarëve të policit që edhe sot enden gjykatave për pak drejtësi.Flasin personat kryesor në histori, familjarë, miq e shokë. Zbulohen dokumente dhe episode të panjohura për publikun për një histori mafioze në zemër të një shteti që më paka se një vit më vonëse data e krimit do tëshpallte pavarësinë.Ky hulumtim i InDoks, me autor Visar Duriqi, jep shumë përgjigje, por mbesin ende pyetjet se pse nuk u hetua pasuria e Enver Sekiraqës? Pse nuk u gjetën burimet e tij eventuale brenda Policisë së Kosovës që mund të ia kenë mundësuar arratisjen për shumë vite? Cilat janë provat e forta që e lidhin Sekiraqën me vrasësin e Triumf Rizës?
Posted by InDoks on Sunday, 3 March 2019
Sa civilë u vranë nga përleshje mes bandës “Sekiraça” dhe Policisë së Kosovës
Në çfarë sporti ishte kampion Triumf Riza
Si u përfshi Adelina Ismaili në një betejë ku u vra një polic i Njësisë Speciale
Foto me Sekiraçën e me Triumf Rizën, cili është roli i Adelina Ismailit në historinë e përgjakshme “Te Santea”