
Reshjet e borës që kanë përfshirë vendin mbrëmjen e së shtunës, kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Deçan, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj tha se shkaku i reshjeve të dëborës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këtë qytet.
“Të dashur qytetarë, bora që ka rënë gjatë natës, ka shkaktuar avari në rrjetin elektrik. Ekipet e KEDS-it janë duke punuar në teren për riparimin e kësaj avarie”, ka shkruar ai.
Ndërsa, ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur edhe në komunat tjera. Banorët e Fushë Kosovës janë ankuar se kanë pasur mungesë të rrymës për 16 orë./Insajderi.com