Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën e aseteve të propozuara për SHAL 55, e cila përmban 137 asete atraktive në tërë rajonin e Kosovës dhe planifikohet të shpallet me 25 mars 2020. Bordi miratoi propozimet e Autoriteteve përkatëse të Likuidimit për aprovimin e Raporteve për shpërndarjen përfundimtare për kreditorët e NSH-ve: 1) NSH Dardania Pejë; 2) NSH Industria e Miellit dhe Bukës (IMB) Mitrovica e Jugut; 3) NSH Kluz Drenas; 4) NSH Agri Coop Ranillug; dhe 5) NSH Termosistem Rahovec (Shpërndarje përfundimtare e pjesshme).
Pas shqyrtimit Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për vendosjen në likuidim të pesë Ndërmarrjeve Shoqërore/Aseteve. Në këtë takim Bordi i Drejtorëve miratoi edhe Planin e Punës së AKP-së për vitin 2020 të propozuar nga Menaxhmenti.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi amandamentimin e Rregullores për njësinë e Negocimit Direkt, ndërkaq raportet rekomanduese dhe përfundimtare të kësaj njësie janë miratuar pas shqyrtimit të secilit rast veç e veç nga Bordi i Drejtorëve.