Tre krer�" />

Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit “Prishtina” shkarkon tre zyrtarët kryesor të ndërmarrjes

Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit “Prishtina” shkarkon tre zyrtarët kryesor të ndërmarrjes

Tre krerët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina: Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Kapllan Parduzi, Zv/kryeshefi Ekzekutiv, Kujtim Xhelili dhe Zyrtari Kryesor Financiar, Sokol Duraku, janë shkarkuar nga detyra të martën.

Pesë ditë pas emërimit të Bordit të Përkohshëm të KRU “Prishtina”, bordi ka shkarkuar tre zyrtarët më të lartë të Ndërmarrjes.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, Sokol Duraku, ish-Zyrtari Kryesor Financiar i KRU “Prishtina”, i shkarkuar sot nga Bordi i Përkohshëm i Ndërmarrjes.

“Po. Jam njoftuar sot [për shkarkimin]. Është vendim puro politik”, ka thënë ai. “Është shkelje e të gjitha ligjeve rregulloreve dhe procedurave”.

Anëtarët e rinj të bordit të KRU “Prishtina”, të emëruar të enjten, janë: Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe Idriz Maliqi, drejtor.

Kryesuesi i Bordit, Mentor Hyseni, tash e një kohë është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.