Bordi i Telekomit: VV po e dezinformon publikun

Bordi i Telekomit: VV po e dezinformon publikun

Bordi i Telekomit të Kosovës përmes një reagimi, ka deklaruar se partitë politike, veçanërisht, Lëvizja Vetëvendosje, po e dezinformon publikun, shkruan Insajderi.

Sipas reagimit, kjo parti e komenton statusin, gjendjen dhe ecurinë biznesore të Telekomit pa pasur informacion të duhur por vetëm duke u shërbyer në insinuata, pasaktësi dhe dezinformata për qëllime dhe agjenda të tyre politike.

“Përveç kësaj, këta zyrtarë duke mos qenë të informuar zyrtarisht rreth performancës, zhvillimit dhe gjendjes aktuale në këtë ndërmarrje, informatat mund t’i kenë bazuar nga struktura apo klane të ndryshme brenda apo jashtë kompanisë dhe asnjëherë nuk kanë bërë informim të saktë rreth kësaj korporate”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, kjo është joprofesionale dhe jorelevante si dhe e dëmton rëndë imazhin e Telekomit

“Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të mos e dezinformojë opinion publik, pasi që Bordi dhe Menaxhmenti Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës është maksimalisht i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të kësaj kompanie” thuhet më tej./Insajderi/