Bordi i përkohshëm i Postës ka përgënjeshtruar raportimet se “askujt nuk i kanë rritur rrogën”.
Ka pasur pretendime se “disa zyrtarëve të Postës iu është rritur paga”.
Për këtë erdhi edhe reagimi i Postës së Kosovës, ku thuhet se “Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë”.
“Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagimin e bordit të përkohshëm të Postës.
Reagimi i plotë:
Për hirë të së vërtetës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës nuk ka rritur asnjë pagë të askujt dhe as të zyrtarëve të Lartë.
Por, që e ka gjetur një gjendje pa ligjshmërie nga ish Bordi i Përkohshëm deri më 1 tetor 2020 me motive që ata i dijnë kishte prishur hierarkinë e përgjegjësisë ligjore dhe llogaridhënëse, duke zbritur kompesimin e zyrtarve të Lartë nën pagat e vartësve të tyre.
Bordi i Përkohshëm i Postës, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficientëve, duke filluar nga grada 17 e zyetarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit.
Andaj, Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi.
Bordi, në mledhjen e radhës do të aprovoi Biznes Planin 2021 – 2023 dhe aty do të reduktohen shpenzimet e stafit sipas standardeve, praktikave dhe përgjegjësisë nga zyrtarët e Lartë grada 17 deri në graden 1. Zbritja e pagave do të hyjë në fuqi nga 1 janar 2021.
Titujt e mediave me tendenca dhe për të kënaqur egon e disa grupeve që kanë humbur privilegjet, nuk ndikojnë në punën dhe vendimet e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Postës së Kosovës.
Jemi fokusuar si Bord dhe Menaxhment i ndërmarrjes të tejkalojmë sifdat afariste në këtë kohë pandemie, për të zgjeruar shërbimet për klinetet dhe qytetarët e Kosovës. /Insajderi.com