Borrell: Bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së do të ndihmojë dialogun

Borrell: Bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së do të ndihmojë dialogun

Ministri i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell vlerëson se bashkëpunimi i zgjeruar mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Insajderi.

I pyetur nëse ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden rreth raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel midis presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Borrell tha se kishte informuar Sekretarin e Shtetit, Antonio Blinken për këtë.

“Tani ka një bashkëpunim shumë të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Nuk është më një konkurs ku Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE në dialog. Tani po punojmë ngushtë së bashku dhe kjo do të ndihmojë “, tha Borell gjatë një konference për media, raporton Tanjug.

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur më 15 qershor në Bruksel.

Nga ajo që është thënë nga të dyja palët, është bërë e ditur se në takim ka pasur tensione e ofendime dhe se palët nuk janë pajtuar për asgjë. Takimi do të mbahet më 25 korrik./Insajderi.com