Borell: BE-ja nuk dikton zgjidhje – Prishtina e Beogradi ta gjejnë vetë

Borell: BE-ja nuk dikton zgjidhje – Prishtina e Beogradi ta gjejnë vetë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje vetë meqë BE nuk do t’ua diktojë atë, njofton Insajderi.

Në një intervistë për ‘Nezavisne’ dhe ‘Politicki.ba’, Borrell shtoi se “disa muaj më parë propozimi ishte shkëmbimi i territoreve”, por që kjo alternativë sipas tij nuk i plotësonte kushtet.

Borrell tutje deklaroi se pret nga administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një partneritet të fortë me BE-në në të gjitha çështjetm veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit me partnerët tanë të SHBA, në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit”, ka thënë Borrell. /Insajderi.com