Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, ka publikuar pamjet nga takimi në mes të përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.
Ky takim i sotëm në Bruksel, vjen pas 22 muajsh ndalje të procesit të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së.
Megjithatë, në pamjet e publikuara shihet Borell veç e veç me Hotin e Vuçiq, por nuk ka një foto ku janë të tre së bashku.