Borell uron Osmanin: Kosova të përqëndrohet në dialog

Borell uron Osmanin: Kosova të përqëndrohet në dialog

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente e vendit, njofton Insajderi.

Në një postim në Twitter, Borrell ka shkruar se me institucionet e reja të zgjedhura, Kosova tani mund të përqendrohet në reformat e nevojshme dhe në dialogun me Serbinë.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen si Presidente e Kosovës. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE-së. Me institucionet e reja në vend, Kosova mund të përqendrohet për vendosshmëri në reformat e nevojshme dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Vjosa Osmani u zgjedh presidente e Kosovës të dielën e 4 prillit 2021.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit./Insajderi.com