Borrell deklarohet për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Borrell deklarohet për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për takimin midis Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak dhe vetë Borrell, njofton Insajderi.

Kryediplomati i BE-së thotë se dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Me anë të një postimi në Twitter, ai thotë se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrell. /Insajderi.com