Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për Ballkanin, për çka thotë se BE u përball me një provë të madhe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e, siç e quan ai, grindjes midis Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.
Derisa fliste për “Financial Times”, shefi i diplomacisë së BE-së, tha se nëse blloku nuk arrin ta stabilizojë Ballkanin, do të jetë shumë e vështirë të konsiderohen një fuqi gjeopolitike.
“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë shumë e vështirë të konsiderohesh një fuqi gjeopolitike. Sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë – vetëm evropianët”, ka thënë Borell për FT.
Udhëheqësi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë Lukashenkon. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji. /Insajderi.com