
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që të largohen Njësitet Speciale nga Veriu i Kosovës dhe njëkohësisht të hiqen edhe pengesat e vendosura në rrugët kryesore nga serbët lokalë.
Përmes një adresimi, Borrell theksoi se është e papranueshme për Bashkimin Evropian çdo “provokim i njëanshëm”.
Për këtë, ai shtoi se “dialogu është zgjidhja e duhur për Kosovën dhe Serbinë”.
Ai shtoi se është në kontakt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
“KFOR luan një rol kyç në mbështetjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor”.
Pikërisht, sekretari i NATO-s, Jans Stoltenberg, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që t’i kthehen dialogut.

Sekretari i NATO-s, Sekretari i NATO-s, Jans Stoltenberg
Ka shtatë ditë që situate në Veriun e Kosovës është e tensionuar.
Kjo pasi, Njësitet Speciale të Policisë u pozicionuan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Gjatë dy ditëve të fundit helikopterët serbë shihen duke patrulluar në kufirin Kosovë – Serbi.
Ndërkaq, brenda kufirit të Kosovës është sulmuar me granata Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok. /Shqip.com

Veriu i Kosovës.