Borrell: Kurtin e inkurajova të përfshihet në dialog, është rruga e vetme drejt BE-së

Borrell: Kurtin e inkurajova të përfshihet në dialog, është rruga e vetme drejt BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë të fundit e ka inkurajuar që të angazhohet në dialogun me Serbinë, njofton Insajderi.

Borrell theksoi se rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër dialog dhe se “nuk ka alternativë tjetër”.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për këtë e inkurajova Kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë”, deklaroi ai në një konferencë për media të përbashkët me Kurtin.

Borell tutje shtoi se procesi i dialogut nuk do të jetë i lehtë, “por, kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë”./Insajderi.com