Borrell në takim me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot është takuar me shefin e diplomacisë së BE Joseph Borrell, i cili ka arritur në vizitë zyrtare në Beograd.

Borrell në takim me Vuçiqin

Takimi filloi rreth orës 12 dhe pas takimit janë planifikuar deklaratat për medie.

Pas bisedës me Vuçiqin, Borrell do të takohet rreth orës 15:30 edhe me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.

Para vizitës në Serbi, Borrell ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se ai personalisht do ta udhëheqë dialogun e Brukselit dhe do të jetë bashkëbiseduesi kryesor me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka përkujtuar se BE ka bërë me dije në mënyrë të qartë se “çelësi” për hyrje të Serbisë në anëtarësim është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nëpërmes të marrëveshjes gjithëpërfshirëse juridikisht të obligueshme si dhe reformat e brendshme me fokusim në sundimin e ligjit dhe liri të medieve./Insajderi.com.